Kurti në takim me rininë, vullnetarët e Lëvizjes: Mbi 1000 djem e vajza me plot energji
18 dhjetor 2025
| 15:36
Kryetari i LV-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti, ka postuar disa fotografi në “Facebook” me të rinj.
Ai ka thënë se me rininë, me vullnetarët e Lëvizjes në këtë fushatë ka plot energji për angazhim e kontributi madhor të secilës dhe secilit.
“Me rininë, me vullnetarët e Lëvizjes në këtë fushatë që tashmë janë mbi 1000, me djem e vajza punëtorë të qetë sepse në prapavijë, por plot energji për nga angazhimi e kontributi madhor i secilës dhe secilit”, ka shkruar Kurti.



