
Kurti: Nëse dështon Haxhiu, e ndërrojmë emrin menjëherë
28 qershor 2025
| 21:24
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka insistuar që në seancën e radhës që mbahet nesër të ketë votim të fshehtë edhe pas kërkesës së Albulena Haxhiut që në rast se nuk merr 61 vota me votim të fshehtë, ajo tërhiqet.
“Ta provojmë një herë votimin e fshehtë, e provuam votimin e hapur, ta provojmë votimin e fshehtë”, ka thënë Kurti në konferencën për media si nikoqir i takimit me liderët e partive politike.
“Haxhiu ndërrohet nëse s’i merr 61 në votim të fshehtë. Në seancën tjetër menjëherë e sjellim emrin e ri, por jo pa u provuar Albulena Haxhiun”, ka thënë Kurti.