Video e mëposhtme është realizuar nga gazetari shqiptar në Londër, Ermal Hallaçi.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një tubimi me diasporën shqiptare në Londër ka folur hapur për krijimin e qeverisë së re.
I mandatuar nga presidentja e Kosovës për formimin e qeverisë Kurti 3, ai ka thënë se po përpiqet maksimalisht deri të dielën ta formojë qeverinë e re, por e pranon se nuk do ta ketë kollaj.
Kurti ka përmendur zgjedhjet si alternativë, në rast se nuk bëhet qeveria e re, pasi thotë se opozita nuk po duket që ka vullnet e synim për ta bërë qeverinë e re.
“Do të përpiqemi maksimalisht që deri në dielën më së larg, të hënën nuk mundemi me u përgatit. Sepse të hënën ose e kemi bë qeverinë ose nuk e kemi bë (qesh). Prandaj në këto ditët e mbetura, jemi duke komunikuar, jemi duke biseduar. Nuk është kollaj, se, s’di qysh me ua shpjegu, ndoshta e keni dëgjuar edhe ju vet, është intoksu atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e cinizëm shumë më shumë se ide, punë e pasion. Por, jemi ku jemi këtu dhe do të përpiqemi ta bëjmë qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë. Ose do ta bëjmë qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje prapë. Nuk po duket që opozita ka vullnet dhe as synim për qeveri të tyre”, tha Albin Kurti në Londër.
Video e mëposhtme është realizuar nga gazetari shqiptar në Londër, Ermal Hallaçi.