Kurti: Nga nesër rriten për 50% shtesat, përfitojnë 400 mijë fëmijë
24 nëntor 2025
| 22:25
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga nesër fillon ekzekutimi i shtesave të rritura për fëmijët, me një rritje prej 50%, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 400 mijë fëmijë. Me shtesat e reja, një familje me dy fëmijë do të marrë 60 euro, me tre fëmijë 135 euro, ndërsa me katër fëmijë 180 euro.
Kurti uroi të gjitha familjet, duke theksuar se kjo masë mbështetëse synon mirëqenien e fëmijëve.



