
Kurti: Një herë Kuvendi, pastaj Qeveria
30 prill 2025
| 11:11
Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe deputeti Albin Kurti, ka thënë se një herë duhet konstituar Kuvendi e më pas të flitet për formimin e qeverisë.
Ai është prononcuar për “Istogu Channel” pasi vendosi gurthemelin e projektit të banimit të përballueshëm dhe social në Istog, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe kryetari i Istogut, Ilir Ferati.
“Një herë Kuvendi, pastaj qeveria”, u shpreh Kurti.
Nesër (e enjte) në orën 10:00 do të jetë vazhdimi i nëntë i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.