“Kurti njihet për eliminim” – Haradinaj ia përmend Kurtit të larguarit nga VV: I erdhi radha Osmanit

08 prill 2026 | 21:30

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për praktika të eliminimit të figurave kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Haradinaj tha se Kurti njihet botërisht për eliminimin politik të individëve me ndikim, duke përmendur figura të tilla si Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Dukagjin Goranin, Haki Abazin, dhe shumë të tjerë që dikur ishin kundërshtarë të opozitës dhe tashmë janë larguar nga VV.

Ai e konsideroi Vjosa Osmanin si “kokën e fundit” të eliminuar politikisht.

“Një prej figurave kyqe të VV-së që i ka marrë mbi 300 mijë vota është eliminuar politikisht. Zoti Kurti nihet botërisht për eliminimin e kokave të cilsaae iu ka rrit niveli në aspektin e brendshëm ose ndërkombëtar, kështu ka ndodhur me Shpendin, me Dardanin, me Dukagjin Goranin, kush i mban mend këta djem, Haki Abazin, që ka qenë më i fuqishmi kundër opozitës, Shpend Ahmetin, kush e mban mend”, tha Haradinaj.

“Ilir Dedën për shembull, Dardan Molliqajn, Aida Dërguti ka qenë nënkryetare e LVV, Dardan Sejdiu poashtu. Njihet për eliminim. Vjosa Osmani ishte koka e fundit”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj sonte…