Kurti ‘non-grata’? Rama: Po qarkullojnë dokumente, është në lojë fati i Kosovës

08 qershor 2023 | 12:26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova është përballë një kërcënimi të madh për shkak të qasjes së kryeministrit Albin Kurti.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, Rama nuk ka dashur të komentojë nëse ka informacione ose jo për mundësinë e shpalljes “non-grata” të Kurtit nga ShBA-ja, por ka thënë se në lojë është fati i Kosovës.

“Nuk hyj fare në këto. Dhe nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë nëse janë apo nuk janë të vërteta përderisa nuk janë deklarata publike, por janë dokumente që qarkullojnë, të pakonfirmuara po as të pamohuara. Por nuk është fati i Albin Kurtit sot në lojë, është fati i Republikës së Kosovës si e tërë”.

“Dhe unë natyrisht dua vetëm suksesin e Albin Kurtit, Qeverisë së Kosovës, Republikës së Kosovës dhe asgjë tjetër, por nuk mund të rri më duke parë në kushtet kur realisht ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh që nuk i vjen Kosovës nga Serbia, por i vjen nga reduktimi i marrëdhënieve me aleatët në një nivel ku e humbura e madhe është Kosova. Ky është shqetësimi im”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin…