Kurti: Nuk do të ketë paqe në Ballkanin Perëndimor përderisa në krye të Serbisë është ish-ministri i Millosheviçit

15 janar 2023 | 18:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut ka thënë se paqja në Ballkanin Perëndimor është shumë vështirë e arritshme përderisa në krye të shtetit të Serbisë është ish-ministri i Sllobodan Milloshevç-it, presidenti aktual i Serbisë, Aleskandar Vuçiq.

Sipas kryeministrit të Kosovës, udhëheqësit e Serbisë ende vazhdojnë t’i mohojnë krimet e aparatit shtetëror të Serbisë të kryera në Kosovë.

“Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, edhe një herë vajtojmë 45 civilët shqiptarë të masakruar nga forcat serbe”.

“Për sa kohë që udhëheqja e Serbisë – e udhëhequr nga ish-ministri i Millosheviçit – vazhdon të mohojë krimet e saj në të kaluarën, paqja e vërtetë në WB6 do të jetë e paarritshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

I pari i qeverisë së Kosovës, ka përfunduar duke thënë që masakra të tilla të mos ketë “kurrë më”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trim Syla do të jetë kryetar i të rinjve të…