Kurti nuk i ndahet Mitrovicës: Nëpër shi dhe gati me gjysmën e kabinetit të tij, sërish shkon te Peci (video)
07 nëntor 2025
| 13:36
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk po i ndahet Mitrovicës.
As moti i ligë e me shi sot nuk e ka penguar të parin e VV-së që të shkuar në këtë qytete dhe për të ndihmuar kandidatin e LV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci.
Në një video të publikuar nga “Jepi Zë”, Kurti shihet në një aktivitet elektoral duke i përshëndetur disa qytetar.
Me vete ai kishte marrë edhe një pjesë të kabinetit qeveritar në detyrë.
Kurti në video shihet bashkë me Xhelal Sveçlën, Albulena Haxhiun, Elbert Krasniqin dhe zyrtarë të tjerë.



