Kurti nuk jep detaje para takimit me emisarët e dialogut: Çfarëdo që të kërkojnë e marrim vesh nesër

20 tetor 2023 | 14:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka treguar se çfarë do të diskutojë me pesë emisarët perëndimorë për dialog, të cilët nesër (e shtunë) do ta vizitojnë Kosovën.

Kurti ka thënë të premten se çfarëdo që të kërkojnë ata do të dihet të nesër (e shtunë) .

“Çka do të kërkojnë e marrim vesh nesër. Unë mund të them që nuk mund të kemi normalizim pa siguri. Siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit edhe për popullin edhe shoqërinë. Për këtë punojmë ditë e natë me krejt çfarë mundemi e dimë. Në dhjetorin e viti të kaluar i kishim tri javë 16 barrikada në veri. Me 26-29 maj të këtij viti patëm sulm mbi policinë, ushtarët e KFOR-it dhe mbi ju gazetarë në veri. Më 14 qershor e patëm rrëmbim e tre policëve tanë në Leposaviq”, ka thënë Kurti.

Më tutje, Kurti ka folur edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

“Së fundi me 24 shtator patëm sulm terrorist nga i cili u vra rreshteri i policisë Afrim Bunjaku. Është jetike për Kosovën për demokracinë, por do të thosha edhe për rajonin e Ballkanit në përgjithësi që atë të cilët nuk e kanë ditur ose kuptuar se kush është Serbia dhe Beogradi zyrtar më në fund ta bëjnë këtë sepse nuk është Kosova ajo e cila duhet të këtë masa ndëshkuese por është Serbia ajo së cilës duhet ti vendosen sanksionet”, ka thënë Kurti, duke shtuar se Kosova çdoherë ka qenë palë konstruktive në procesin e dialogut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GJILAN Adresa: Rruga e Prishtinës , Gjilan Euro Diesel: 1.44€…