Kurti nuk përgjigjet për Dimal Bashën: Shpresoj që të konstituohet Kuvendi sot
28 gusht 2025
| 11:39
“Shpresoj që të konstituohet Kuvendi sot, për këtë jemi këtu”, ka thënë deputeti Albin Kurti derisa është pyetur nga gazetarët për disa çështje.
Si e vlerëson bashkautorësinë e Dimal Bashës në një artikull kundër UÇK-së, pse s’e ka uruar Bashën pasi u zgjodh kryeparlamentar, a është i kënaqur me Bashën si emër, kanë qenë pyetjet e parashtruara nga gazetarët.
Ai nuk është përgjigjur në asnjërën dhe me nguti ka hyrë në objektin e Kuvendit.



