Kurti nuk përgjigjet se kur do të mbahet seanca për formimin e qeverisë: Më duhet të shkoj

18 nëntor 2025 | 11:03

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar që të përgjigjet pyetjeve të gazetarëve se kur do ta thërrasin seancën për formimin e Qeverisë dhe nëse kanë bërë numrat.

“Më duhet të shkoj”, ka thënë shkurt Kurti.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Glauk Konjufca, si mandatar i dytë për kryeministër ka afat deri më 19 nëntor, pra nesër (e mërkurë), që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gjenerali suprem i NATO-s, Wesley Clark gjatë dëshmisë në Hagë,…