Kurti nuk sheh ‘urgjencë’ për formimin e institucioneve, reagon ashpër Hykmete Bajrami

15 maj 2025 | 16:45

Nga takimi i përbashkët i liderëve të partive politike në Presidencë të Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndau qëndrimet e Albin Kurtit brenda mbledhjes, për çfarë ka thënë se aty është shprehur se “nuk ka urgjencë” për formim të institucioneve dhe se pritjet janë mediatike “e jo të popullit”.

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se nga 1 qershori bizneseve private që punësojnë rreth 148 mijë punëtorë do t’u shtrenjtohet energjia elektrike për 260 për qind, ndërsa Albin Kurti deklaron se s’ka urgjencë për institucione.

“Nga 1 qershori, 1300 ndërmarrjeve, të cilat punësojnë rreth 148 mijë punëtorë, do t’u rritet çmimi i energjisë për 260%, ndërsa Albin Kurti paska thënë: ‘S’ka urgjencë për formim të institucioneve!!!’”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, njëherësh kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben…