Kurti nuk u përgjigjet medieve për formimin e qeverisë

10 prill 2025 | 11:34

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës në kuadër të regjistrimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë siguruar mandatet.

Ai pas regjistrimit, nuk ka folur para mediave i cili është pyetur për formimin e qeverisë.

Sot do të regjistrohen deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ky është një proces formal dhe i domosdoshëm që i paraprin seancës konstituive të Kuvendit, e cila është paraparë të mbahet më 15 prill 2025. Në atë seancë pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të formohen strukturat e para parlamentare.

Regjistrimi i deputetëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për t’i dhënë kohë të gjithë anëtarëve të rinj të kryejnë procedurat zyrtare para se të fillojë puna legjislative.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në bashkëpunim me Koalicionin…