Kurti: Numri i bizneseve të reja është rritur më shumë se në çdo qeveri para nesh
02 dhjetor 2025
| 13:13
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij numri i bizneseve të reja të regjistruara është rritur çdo vit, duke tejkaluar nivelet e të gjitha qeverive të mëparshme.
Ai ka theksuar se shtimi i bizneseve po reflekton një ekonomi në rritje.
“Përgjatë këtij mandati, numri i bizneseve të reja të regjistruara është ngritur vit pas viti dhe ka qenë më i lartë se në çdo vit tjetër para qeverisjes sonë. Shtim biznesesh në ekonomi që rritet”, ka shkruar Kurti në “Facebook”, teksa ka shpërndarë një deklaratë të Hekuran Muratit në lidhje me këtë temë.



