Kurti: Osmani duhet të jetë presidente e Kosovës

22 mars 2021 | 21:06

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti tha se Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë Vjosa Osmanin në postin e presidentit, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Pas seancës ku mori besimin e deputetëve për ta udhëhequr ekzekutivin, Kurti ka thënë se tani duhet të pritet që të zëvendësohen deputetët që u zgjodhën ministra dhe të procedohet me zgjedhjen e presidentit.

Ai ka theksuar se për zgjedhjen e saj duhet të bëhen të gjithë bashkë, pavarësisht se partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë shprehur kundërshtinë e tyre për zgjedhjen e Osmanit në postin e presidentit.

“Jeta politike e zonjës Osmani, dinjiteti, përgjegjësia me të cilën ajo ka përfaqësuar qytetarët në secilën pozitë institucionale dhe së fundmi mbi 300 mijë vota të qytetarëve të Kosovës, unë besoj se e kanë paraqitur para pozitës dhe opozitës, para të gjithë deputetëve, neve si qeveri se Vjosa Osmani duhet të jetë presidente e re e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Dardan Molliqaj Sot u votua qeveria e re, rezultat…