Kurti: Paga minimale në Kosovë rritet në 500 euro, përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë

01 korrik 2026 | 10:23

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se paga minimale në vend është rritur në 500 euro, duke theksuar se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

Sipas Kurtit, paga minimale kishte mbetur e pandryshuar për më shumë se një dekadë, që nga viti 2011, kur ishte caktuar në 130 euro për personat nën moshën 35-vjeçare dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç.

Postimi i plotë i tij: në ‘Facebook’:

Paga minimale në vendin tonë ngeli e pandryshuar për më shumë se 10 vjet. 2011 ishte viti i fundit kur ajo u ndryshua. Që prej atëherë ajo mbeti 130 përkatësisht 170 euro (varësisht se a je nën apo mbi 35 vjeç).

Ndërkaq, gjatë qeverisjes sonë u ngrit katër herë: nga 130 e 170 euro në 250 euro, mandej në 350 dhe së fundi në 425 euro. E sot paga minimale u bë 500 euro. Prej kësaj rritjeje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

Pra, për më shumë se një dekadë para qeverisjes tonë paga minimale ishte e ultë dhe e pandryshueshme. Ndërkaq për më pak se gjysëm dekade me ne, kemi trefishim të pagës minimale.

Rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Republikës sonë do ta përcjellim gjithnjë me shtim të mirëqenies për të gjithë.

Urime të gjithëve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1.39 euro është çmimi me të cilin shitet litri i…