
Kurti paralajmëron krijimin e fondit të sigurimeve shëndetësore
19 shkurt 2021
| 11:16
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar krijimin e Fondeve të Sigurimeve Shëndetësore.
Kurti ka thënë se askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmuren.
“Neni 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale. Ne do të fillojmë me sistemin e informacionit shëndetësor, duke siguruar udhëzime klinike dhe licencim të profesionistëve dhe për të lëvizur drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Askush nuk duhet të falimentojë vetëm sepse sëmuret”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.