
Kurti paralajmëron reciprocitet në Kuvend: Nëse nuk kalon Albulena, nuk kalojnë as të tjerët
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti gjatë një interviste në RTK, ka thënë se nuk do t’i votojnë kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit nga subjektet e tjera politike.
Kurti tha se në qoftë se këta duke i’u drejtuar PDK, LDK dhe AAK, nuk e votojnë Albulena Haxhiun atëherë as VV nuk do t’i votojë kandidatët e tyre për nënkryetarë të Kuvendit.
“Kurrë nuk e kemi bllokuar Kuvendin duke mos bërë propozimin tonë. Uroj që edhe ata (PDK, LDK AAK), të propozojnë kandidatët e tyre për nënkryetar. Ne do t’i pranojmë. Por nëse nuk e pranojnë tonën (Albulena Haxhiun), atëherë ata po kërkojnë që të mos i pranojmë të tyre…Nëse opozita është e sigurtë që Albulena nuk kalon sigurt le ta provojmë me votimin e fshehtë. Ne do ta repektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese i kem dy raste në Gjykatë. Rasti i parë manipulim i votave me postë dhe rasti i dytë ky i dërguar së fundmi. Kërkojnë ndërrimin e kandidatës por të mos ndërrohet metoda. Ne kemi provuar metodën e hapur nuk ka pas sukses, e kemi provuar metodën tjetër”, tha Kurti në RTK. Periskopi.