Kurti paraqitet në Gjykatë ku po mbahet seanca ndaj Faton Klinakut të OVL-UÇK, i cili akuzohet se e kërcënoi

03 shtator 2025 | 09:28

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku po mbahet seanca ndaj njërit prej drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinakut.

Klinaku, së bashku me një person tjetër me inicialet N.S. akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se e kanë kërcënuar Kurtin përmes rrjeteve sociale më 30 gusht të vitit 2023.

Faton Klinaku ka shkruar në Facebook në fillim të gushtit se ai dhe avokati i tij nuk ishin informuar se ndaj tij ishte ngritur kjo aktakuzë, por shtonte se “mezi pret” që të ballafaqohej me Kurtin në Gjykatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Komunës së Klinës nga Partia Demokratike…