Kurti pas balotazhit: Tash do të qeverisim në shtatë komuna, pra më shumë se kurdoherë më parë

10 nëntor 2025 | 10:30

Pas balotazhit, kryetari i LV-së, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka falënderuar qytetarët që treguan vullnet dhe pjekuri në këto zgjedhje.

“Ju falemnderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra”.

“Të dashur aktivistë të VETËVENDOSJE!-s, tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot rifillojnë…