
Kurti pas bisedës telefonike me Von der Leyen: Po punojmë ditë e natë për t’i siguruar vaksinat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë duke punuar ditë e natë për t’i siguruar vaksinat kundër COVID-19.
Ai me anë të një cicërime në Twitter e ka konfirmuar telefonatën e tij me Ursula von der Leyen, presidenten e Komisionit Evropian, e cila ka deklaruar orë më parë se ka biseduar me të parin e Qeverisë së Kosovës.
“Kam marrë një telefonatë sot nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila e konfirmoi angazhimin e Bashkimit Evropian për shpërndarjen e vaksinave për qytetarët e Kosovës”.
“Kosova nuk ka marrë asnjë deri më tani, kështu që ne po punojmë ditë e natë për t’i siguruar ato”, ka shkruar Kurti.
I received a phone call today from @EU_Commission President @vonderleyen who confirmed the EU's commitment to deliver vaccines for Kosova citizens.
Kosova has received none so far, so we are working day and night to secure them. pic.twitter.com/dpLXDtleSN
— Albin Kurti (@albinkurti) March 27, 2021