Kurti pas takimit me Kos: Të avancohet dosja e Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE

15 maj 2026 | 12:15

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në konferencë për media me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, ka kërkuar që të avancohet aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat.

Kurti ka thënë se janë bërë 40 muaj që kur Kosova ka aplikuar dhe se është koha që BE ta avancojë atë.

“Ndajmë vlera të përbashkëta me BE-në dhe jemi plotësisht të rreshtuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. I jemi bashkuar të gjitha sanksioneve kundër federatës Ruse”.

“Janë bërë mbi 40 muaj që kur kemi aplikuar dhe momenti i ripërtërirë i zgjerimit të BE-së duhet të rezultojë me avancimin e merituar të Kosovës. Mbështetja publike për BE-në, për anëtarësim në BE, qëndron rreth 90  për qind në vendin tonë, dhe është ndër më të lartat nga të gjitha vendet kandidate. Gjetja e unitetit brenda BE-së për të marrë vendime karshi Kosovës është detyrë e përbashkët. Kërkohet që edhe BE të shtyjë këtë unitet përpara. Vakumi që le BE-ja po synohet të mbushet nga akterë të tjerë dashakeqi, që rrezikojnë sigurinë tonë të përbashkët”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropin (BE), Marta Kos, ka…