Kurti pas takimit me kryediplomatin shqiptar: Bashkërendimi dhe bashkëveprimi detyrë kombëtare
31 maj 2026
| 14:47
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është shprehur i nderuar që ka mirëpritur, siç është shprehur “në takim vllazëror ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha”.
Krahas pamjeve të publikuara në “Facebook”, Kurti është shprehur se “marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme, janë marrëdhënie të dy shteteve të të njëjtit komb. Andaj, bashkërendimi dhe bashkëveprimi nuk është zgjedhje por detyrë kombëtare”.
Ai ka thënë se me “ministrin Hoxha biseduam për bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar, sikurse edhe për integrimin euro-atlantik të vendeve tona”.
Postimi i plotë:



