Kurti: Për 11 vjet, Iowa luajti rol kyç në ngritjen profesionale të FSK-së

14 maj 2022 | 22:48

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se që nga viti 2011, për 11 vjet, Iowa luajti rol kyç në ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Duke e përfshirë FSK-në në misionet e ruajtjes së paqes e bëri Kosovën kontribuese të sigurisë në botë. Partneriteti i fortë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, dhe potenciali për rritje të bashkëpunimit, ishin në qendër të takimit që pata me guvernatoren e Iowas, Kim Reynolds”, ka bërë me dije Kurti.

Ai ka falënderuar guvernatoren për marrëdhënien speciale në mes Kosovës dhe Iowas dhe për kontributin për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të lirë dhe të orientuar drejt vlerave perëndimore.

“Biseduam për krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, për rritjen e investimeve, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, shfrytëzimin e potencialit natyror si dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta të të dyja vendeve”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka treguar se janë pajtuar që shembulli i bashkëpunimit ushtarak duhet të vazhdohet në fushën civile, duke fuqizuar partneritetin edhe në ekonomi, bujqësi e arsim.

“Për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ekspertizës në fushën e bujqësisë biseduam në takimin me Sekretarin e Bujqësisë të shtetit të Iowas, Mike Naig. E njoftova për reformat e qeverisjes sonë për bujqësi, që për qëllim kanë ngritjen e prodhimit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, si dhe ringjalljen e fshatit”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finlanda pritet ta paraqesë kërkesën e saj për anëtarësimin në…