Kurti për 51 ditë tregoi se është menaxher totalisht i dobët
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në Klan Kosova ka folur sot për situatën politike të krijuar pas rrëzimit të qeverisë dhe pandemisë me Covid-19. Ai e ka komentuar pranimin e 1 000 testeve nga Serbia, të cilin e ka quajtur grackë të Serbisë për të rënë Kosova. Ndërkaq, përgjigjen e kryeministrit Albin Kurti për pranimin e këtyre testeve e ka quajtur skandaloze. “Skandali tjetër është përgjigjja e kryeministrit, i cili tha se nuk e di se si kanë hyrë këto donacione. Mbrëmë doli skandali i tretë se këto donacione kanë hyrë me anë të makinës së Marko Gjuriqit”, ka thënë Zeka.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës theksoi se me futjen e mjekëve serbë në Kosovë, qeveria Kurti ka bërë vepër penale, pasi që ata po punojnë pa licencë.
“Qeveria e Albin Kurtit ka bërë vepër penale tek rasti i mjekëve serbë. Ata janë lëshuar të hyjnë në Kosovë pa licencë. Këta mjekë po punojnë në Kosovë pa licencë” ka thënë Zeka.
Ai e kritikoi edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar menaxher shumë të dobët. “Albin Kurti tregoi që për 51 ditë është treguar një menaxher totalisht i dobët. U konfrontua brenda dhe jashtë. Edhe e rrëzuan edhe e poshtëruan edhe me 83 vota ia treguan vendin”, ka deklaruar Zeka.



