Kurti për çështjen e presidentit: Fillimisht bisedoj me Vjosa Osmanin, më pas me opozitën

28 dhjetor 2025 | 22:46

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me proceset politike pas zgjedhjeve, duke theksuar se hapat e parë janë certifikimi i rezultateve dhe konstituimi i institucioneve. Ai tha se çështja e presidentit do të trajtohet vetëm pasi të vendosen bazat e reja institucionale.

“Së pari të presim certifikimin nga KQZ. Më pas menjëherë e konstituojmë Kuvendin dhe themelojmë qeverinë”, tha Kurti, duke shtuar se është i interesuar për bashkëpunim me opozitën për marrëveshjet ndërkombëtare, Planin e Rritjes së BE-së dhe marrëveshjet me Bankën Botërore.

Sipas tij, “bllokadat janë të pamundshme tanimë”, ndërsa theksoi se për zgjedhjen e presidentit është i domosdoshëm dialogu ndërmjet subjekteve politike.

“Na duhet të bisedojmë edhe me opozitën për presidentin e ardhshëm. Por, së pari do të bisedoj me presidenten aktuale, që të shohim hapat e ardhshëm. Për zgjedhjen e presidentit na duhen 80 vota në sallë, dhe për këtë na duhet të bisedojmë. Por ky nuk është as hapi i dytë, por i tretë. Fillimisht certifikimi”, theksoi ai.

Kurti përfundoi duke uruar qytetarët për natën festive, duke thënë se sonte është moment për festë.

“Të festojmë. Gëzuar vitin e ri 2026”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar pas shpalljes së…