Kurti për deklaratën e Fatos Gecit: Ne besojmë në pafajësinë e katër krerëve të UÇK-së, s’jam kryetar i ndonjë komisioni disiplinor

22 prill 2026 | 10:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për deklaratat e deputetit Fatos Geci.

Ai ka thënë se beson në pafajësinë e krerëve të UÇK-së.

“Tashmë kjo ka ndodhur nga kryetarja e grupit parlamentar të LV-së, ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale, që është gjykatë jonormale, ne jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ndërkaq në anën tjetër, ju ishit dëshmitarë që kryetarja e Kuvendit, ia tërhoqi vërejtjen, ia ndërpreu fjalën deputetit, edhe për shkak të gjuhës dhe komentit. Unë jam vetë kryetar i LV-së, dhe vetëm kryeministër i Kosovës. Nuk jam kryetar i naj komisioni disiplinor, aq më pak për dikë që i përket tjetër kujt”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur drejtoresha e Arsimit në Komunën e Shtimes, Yllka…