Kurti për dekretin e Osmanit: Besoj se në këta minuta janë duke e dorëzuar rastin në Kushtetuese

06 mars 2026 | 16:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, ka thënë se ky proces është duke u bërë në këtë kohë sa po flet në konferencë.

“Besoj që përafërsisht në këta minuta është duke u dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lënda dhe besoj që ata që e dorëzojnë e që janë ekspertë të fushës do të mund të japin hollësi. Unë besoj që 60-ditëshi ka nisur të rrjedhë. 30-ditëshi i referohet fillimit të procesit”, ka thënë Kurti.

Kurti këtë dekret e ka quajtur jokushtetues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Në kujtim të babait tim të ndjerë” (16.12.1929 - 06.03.2004)…