Kurti për kërkesat e ShBA-së dhe BE-së për formimin e asociacionit: Që 9 vjet përgjigjem për të

07 nëntor 2022 | 16:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur të hënën nga gazetarët se a do ta plotësojë kushtin që serbët kanë për t’u kthyer në institucionet e Kosovës – krijimin e asociacionit, i cili është  duke u kërkuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE).

Ai ka thënë se në këtë pyetje është përgjigjur “tash e 9 vjet”. Kurti ka deklaruar se nuk ka gjëra të reja për të thënë në përgjigjen e tij për këtë çështje.

“Ju e dini shumë mirë se pyetjeve tuaja për asociacionin unë iu përgjigjem tash e 9 vjet. Pse po besoni që sot është një pyetje e re kjo, po qe 9 vjet përgjigjem për asociacionin unë, prej 2013-s, që 9 vjet përgjigjem për asociacionin. Unë nuk kam gjëra të reja në përgjigjen time për pyetjet e vjetra”, ka thënë Kurti, ku me pas është larguar konferenca me gazetarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Belgjikës dhe anëtari i Real Madridit, Eden Hazard,…