Kurti për krizën energjetike: Është mirë të kursejmë

28 gusht 2022 | 13:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mbledhjen e 48-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje edhe rreth situatës me energjinë elektrike, duke thënë se çmimi është vazhdimisht në rritje.

Kurti ka deklaruar se për të dalë nga kjo krizë energjetike, duhet të kursehet rryma, ndërsa ka bërë të ditur se tashmë kanë ndarë 100 milionë euro për të zbutur ndikimin e rritjes së faturave të energjisë për qytetarët.

“Ne tashmë kemi ndarë 100 milionë euro për të zbutur ndikimin e rritjes së faturave të energjisë për qytetarët, por çmimi i energjisë është vazhdimisht në rritje, prandaj na duhet një debat i hapur dhe i sinqertë mes nesh mbi gjendjen që jemi dhe sfidën që kemi përpara në mënyrë që gjatë dimrit të fokusohemi  në atë që është e mundur e mbi të gjitha është kursimi i energjisë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina Weather ka njoftuar se do të ketë destabilizim të…