
Kurti për mandatarin: Vendimi të dielën në Këshillin e Përgjithshëm
04 shtator 2025
| 11:16
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u pyet sot nëse partia e tij do të dërgojë mandatarin për kryeministër te presidentja, por ai u përgjigj shkurt, duke thënë se vendimi pritet të merret në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të dielën, raporton Ekonomia Online.
“Kemi mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të dielën”, tha Kurti.