Kurti për protestën e bizneseve: Koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar

29 maj 2025 | 10:09

Kryeministri në detyrë Albin Kurti reagoi ndaj paralajmërimit të bizneseve për protestën e sotme të bizneseve me kërkesën për shtyrjen e tregut të lirë të energjisë elektrike, i paraparë të fillojë më 1 qershor.

Kurti ka thënë se koha e barrikadave ka kaluar, duke iu referuar protestës së sotme.

“Të dashur qytetarë, të dashur përfaqësues të bizneseve, ajo çfarë Oda Ekonomike e Kosovës nuk po ju tregon, është se plotësimi i kërkesës së tyre nuk e zgjidhë problemin, por veçse e bartë koston e energjisë së këtyre 1200 ndërmarrjeve te faturat e secilit prej jush. Secilës familje dhe mbi 100 mijë biznese të tjera më të vogla që janë më pak të fuqishme e të zëshme sikurse disa. Për të mbrojtur 1% të ndërmarrjeve më të fuqishme, në kurriz të 99 përqindëshit dhe të familjeve anë e mbanë Kosovës, ata duan që të bëjnë barrikada në hyrjet e Prishtinës. Por koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar. I kemi hequr ato kudo ku kanë qenë dhe jemi zotuar që nuk do të lejojmë më të reja të vendosen. I bëjmë thirrje të gjitha odave dhe bizneseve të fillojnë të mendojnë mënyrë të mençur për efiçientën dhe optimizimin e shfrytëzimit të energjisë. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë bizneset që modernizohen dhe investojnë në efiçiencë të energjisë, në të mirë të tyre, të shtetit e të qytetarëve. Qeverinë e Republikës së Kosovës, mua si kryeministër, na kanë partnerë”, ka theksuar Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ora 10:00 deri në ora 12:00, bizneset do të…