Kurti për raportin e DASh-it: Kritikat do t’i marrim me shumë seriozitet

21 mars 2023 | 15:44

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) do t’i adresojnë me shumë seriozitet.

Kreu i qeverisë ka thënë se Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit.

Ai ka shtuar se kritikat do të merren me shumë seriozitet, dhe do të trajtohen me përpikëri.

“Ne bëjmë maksimumin e mundshëm, nuk e kursejmë as vullnetin, as përpjekjen e as dijen që e kemi. Gjatë këtyre dy viteve Kosova ka shënuar përparime të mëdha, a jemi aty ku duam, ende jo. Mirëpo të gjitha ministritë, teksa shënojmë këtë javë dy vjetorin në qeverisje, e bëjnë më të mirën e mundshme. Edhe vërejtjet, kritikat të cilat na jepen do t’i marrim me shumë seriozitet e do t’i trajtojmë me përpikëri”, ka thënë Kurti, raporton EO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në…