Kurti: Për shumë mot gëzuar Krishtlindjen!

24 dhjetor 2022 | 21:42

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar qytetarët për festën e Krishtlindjes.

Ai ka shkruar në “Facebook” se le t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit në këtë kremtë frymëzuese, e në çdo ditë tjetër.

“Të dashur bashkëqytetarë, uroj që festën e Krishtlindjes ta kaloni në paqe e dashuri, me familjen e njerëzit tuaj më të dashur. Lindja e Krishtit përcjellë porosinë e lindjes së paqes, të shpresës e dashurisë. Në këtë festë, që njihet edhe si Nata e Buzmit, kjo porosi bëhet edhe më e fortë. Le t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit në këtë kremtë frymëzuese, e në çdo ditë tjetër. Ju uroj një Krishtlindje të bardhë e të bekuar. Për shumë mot gëzuar Krishtlindjen!”, ka uruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Malishevës ka mbetur pa rrymë më shumë se…