
Kurti për takimin në Shtëpinë e Bardhë: Delegacioni ynë është i çorientuar
03 shtator 2020
| 16:31
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur në lidhje me takimin që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë.
Kurti ka thënë se delegacioni i Kosovës është një turizëm me para të shtetit. “Ky delegacionin nuk ka përvojë. Nuk ka unitet pa legjitimitet dhe nuk ka marrëveshje pa fituesin e zgjedhjeve. Delegacioni ynë është plotësisht i çorientuar”, ka thënë Kurti.
Lideri i LV-së ka thënë se deklarimet për çështje ekonomike, pa pjesëmarrës të ndonjë eksperti të ekonomisë apo ministrit të ekonomisë është e gabuar.
(M.K / Epoka e re)