Kurti për vdekjen e Eliot Engelit: Ai ishte ndër zërat e hershëm në mbështetje të Kosovës

11 prill 2026 | 10:33

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të kongresmenit amerikan Eliot Engel, mik i madh i Kosovës.

Kurti theksoi se Engel, për më shumë se tri dekada në Kongresin amerikan, ishte një mbështetës i palodhur i çështjes kosovare, duke e ngritur atë në institucionet më të larta amerikane.

Ai shtoi se Engel ishte një nga zërat e parë që mbështeti fuqishëm pavarësinë e Kosovës dhe se mirënjohja për kontributin e tij do të mbetet e përhershme.

“Takimet me të ishin gjithmonë të mbushura me vëmendje dhe interes të sinqertë për të ardhmen e Kosovës. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë sukses i sakrificës së popullit tonë dhe mbështetjes së aleatëve tanë, ku një vend të veçantë ka kongresmeni Engel,” tha Kurti.

Ai gjithashtu shprehu ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë e kongresmenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U.D presidentja dhe kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu ka njoftuar për ndarjen…