Kurti: performanca e ATK-së është e paparë deri më tani

28 tetor 15:16

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, sot kanë vizituar Administratën Tatimore të Kosovës, me qëllim të ofrimit të mbështetjes së qeverisë në përmbushjen e objektivave të ATK-së.

Duke falënderuar për vizitën drejtori Murtezaj tha se një përkrahje si kjo është motiv shtesë për menaxhmentin dhe gjithë stafin e ATK-së, për të vazhduar tutje në realizimin e projeksioneve të përcaktuara, me theks të veçantë luftimin dhe parandalimin e evazionit fiskal, i cili është faktor destabilizues në rritjen ekonomike të vendit. Murtezaj tutje tha se institucioni i ATK-së do të vazhdojnë me reforma, të cilat do të japin efekt në zbutjen e këtij fenomeni, si dhe reforma të tjera, të cilat sikurse deri më tani do të ngrit në nivel edhe me të mirë ATK-në.

Drejtori i ATK-së mes tjerash njoftoj kryeministrin Kurti dhe ministrin Murati për mbarëvajtjen e punës në ATK. Ai njëherit vuri theksin edhe tek inkasimi i të hyrave, të cilat nga janari deri më tani janë duke tejkaluar të gjitha pritshmërit e parapara, ku është arritur që të inkasohen 447.01 milion euro, që në krahasim me planin kemi rreth 45 mil euro më tepër se plani i rishikuar (11.2 %).  Ky trend i performancës së ATK-së kap vlerën totale momentale të inkasimit mbi gjysmë miliardë euro.

Kryeministri Kurti i ofroj mbështetje ATK-së, siç tha ai për këtë institucion që është vital për shtetin. Derisa theksoi 1/3 e rritjes së hyrave tatimore për këtë vit pa i ndryshuar politikat fiskale, është një sukses vërtet i paparë deri më tani, tha ai.

E nga ana tjetër, ministri Murati tha se kjo performancë është e jashtëzakonshme, ku deri më tani kur po flasim kemi arritur që të tejkalojmë caqet për inkasim në TAK. Në të njetën kohë shtoj se këto mjete shtesë i mundësojnë qeverisë për ri-destinimin e tyre, për mbështetjen e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka…