Kurti përgëzon planin e paqes të Donald Trump për luftën në Gaza

09 tetor 2025 | 23:34

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar presidentin amerikan Donald Trump për arritjen e marrëveshjes së paqes që synon t’i japë fund luftës në Gaza.

Kurti ka vlerësuar rolin udhëheqës të Trumpit në sigurimin e një armëpushimi dhe në lirimin e pengjeve, duke e quajtur këtë një hap të rëndësishëm drejt paqes.

“Ne mirëpresim dhe përgëzojmë udhëheqjen e Presidentit Donald Trump në sigurimin e një marrëveshjeje për të arritur një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në fazën fillestare të marrëveshjes së paqes, duke i dhënë fund dy viteve vuajtjesh të jashtëzakonshme,” ka shkruar Kurti në platformën “X”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump thotë se Hamasi ka humbur…