Kurti përkujton 11 shtatorin e vitit 2001
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke përkujtuar sulmet terroriste në ShBA, ka thënë se terrori i 11 shtatorit ka lënë vrragë të thellë në mbarë botën.
Ai ka thënë se këto sulme më shumë e kanë bashkuar botën në luftën kundër terrorizimit.
“Që nga viti 2001, në ditën e 11 shtatorit, kujtojmë e nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e të vrarëve dhe mbarë kombin amerikan. 2977 viktimat e pafajshme dhe mijëra të tjerë të plagosur e të lënduar janë pasoja e paharrueshme e terrorizmit i cili kurrë nuk mund të ngadhënjejë. Në mesin e viktimave ishin edhe tre shqiptarë, që u bënë shprehje shtesë e afërsisë shqiptaro-amerikane, në çdo rrethanë dhe kohë. Terrori i 11 shtatorit la vrragë të thellë, por, më shumë bashkoi sesa që ndryshoi botën. Kullat binjake nuk janë më, por kulla e lirisë, edhe më e lartë, është aty tani”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.



