Kurti përkujton të rënët në masakrën e Poklekut dhe Çikatovës

17 prill 2025 | 13:59

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Poklek në 26-vjetorin e masakrës së Poklekut.

Më 17 prill 1999, forcat e armatosura të Serbisë i kishin vrarë 53 civilë shqiptarë. 25 prej të vrarëve ishin nën moshën 18-vjeçare. Prej tyre 18 ishin më të vegjël se 12 vjeç. Në mesin e tyre pesë foshnje, prej gjashtë muaj e deri në dy vjeç. Pasi i kanë vrarë, forcat serbe ishin kthyer dhe i kishin djegur kufomat dy herë.

Kurti, i shoqëruar nga deputetë të zgjedhur të Kuvendit, kanë vizituar Shtëpinë Muze të Familjes Muqolli, e realizuar me mbështetjen institucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës, brenda së cilës brenda ruhen kujtimet për të vrarët në masakrën makabre.

Pas homazheve në Poklek, Kurti, ka vazhduar për në Çikatovë të Vjetër, ku bërë homazhe në  përkujtim të të rënëve në masakrën e Çikatovës. Me vendosje të luleve dhe një minutë heshtje janë nderuar 25 shqiptarët që ishin vratë dhe masakruar nga forcat serbe sot 26 vjet më parë.

Në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimeve, kufomat e Masakrës së Çikatovës, forcat e armatosura të Serbisë i morën dhe i dërguan në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi.

Kryeministri ka ritheksuar se këto krime nuk mund të zhduken e as të harrohen. E përjetshme është kujtesa e sakrificës së madhe për liri dhe i përjetshëm është kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja/ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se…