Kurti: Përkulem para popullit të Kosovës që nuk u përkul para terrorit serb

02 maj 2024 | 20:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot ka qëndruar në Studime të Vushtrrisë. Ai ka nderuar dëshmorët e kësaj zone, 116 shqiptarë të vrarë më 2 maj 1999.

Kurti shkruan se i përkulem popullit të Kosovës që nuk u përkul para terrorit serb.

“Në Studime të Vushtrrisë nderuam 116 civilët shqiptarë, nga 11 deri në 84 vjeç, të vrarë më 2 maj 1999.Krahas sakrificës së të rënëve, e çmojmë qëndresën e të gjallëve. I përkulemi popullit të Kosovës që nuk u përkul para terrorit të Serbisë”, ka shkruar Kurti.

“Të rënët për liri nuk do të jenë kurrë të harruar. Rroftë forca dhe shpresa që ata na lanë! Lavdi!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka nisur hetime për vdekjen e një…