Kurti përsëri del kundër udhëzimeve të SHBA-së: Taksa hiqet, kur vendoset reciprociteti

15 shkurt 2020 | 23:37

Finalja e Kosovës me Serbinë ka hyrë në fazë më të nxehtë pas përfshirjes intensive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mesazhe të qarta, amerikanët dhanë edhe dje e sot gjatë takimeve me liderët e Kosovës në Munih, në kuadër të konferencës për siguri.

Derisa SHBA-ja po i bën thirrje kryeministrit Kurti që ta heqë taksën, ky i fundit iu ka bërë me dije se ajo do të hiqet sapo të vendoset reciprociteti, ndonëse as këtë nuk po e pranojnë amerikanët.

Teksa ka folur për marrëveshjet që u nënshkruan dje në Munih, Kurti tha se nuk ka pasur transparencë.

E vetë kryeministri, kësaj radhe, nuk është takuar me atë që i ndërmjetësoi këto marrëveshje, emisarin Grenell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka reaguar…