Kurti po bën çfarë ka kritikuar dikur

16 qershor 2025 | 07:53

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj mënyrës së qeverisjes nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se po zbatojnë pikërisht ato praktika që dikur i kundërshtonin me zë të lartë.

“Saktësisht, kritikat që i ka pas LVV karshi pushteteve të kaluara, herë të qëndrueshme, herë jo, po i aplikon në qeverisje. Dmth po aplikon të njejtën gjë që e ka kritiku. Psh kur kemi qenë në opozitë, ne besonim që kjo është kritike ndaj pushtetit, në mënyrë që pushteti i ri të mos e bëjë të njejtën gjë, ndërkohë që për Albin Kurtin paska qenë shpalosje e planeve se çfarë do të bëjë ai kur të bëhet kryeministër”, deklaroi Ymeri në “VV Show”.

Ai shtoi se kritikat që dikur Vetëvendosje i konsideronte si formë të ndërtimit të një alternative të re, për Albin Kurtin rezultuan të jenë paralajmërim për veprimet që do t’i ndërmerrte kur të vinte në pushtet.

“Kjo video që e dëgjuam këtu është saktë çka kemi pa gjatë këtyre katër viteve”, tha Ymeri, duke ndarë kritikat në dy drejtime kryesore, korrupsioni dhe patriotizmi i stisur.

Sipas tij, aferat korruptive janë bërë aq të shpeshta brenda VV-së, sa që tashmë nuk dihet për cilën arsye saktësisht thirren zyrtarët në Prokurori.

“Sepse kjo është e ndarë si qëndrim në dy pjesë, e para është korrupsioni, tash na po e shohim se për çdo ditë po del një aferë në VV. Unë kur e pash që e kanë thirrë Besnik Bislimin në Prokurori, nuk e dijsha për cilin rast. Më vonë e mora vesh. Janë aq shumë raste sa që nuk po e din për çka po i thirrin në Prokurori”.

Në anën tjetër, Ymeri tha se qeveria po e përdor çështjen e veriut si justifikim për dështimet në fusha të tjera.

“Në anën tjetër, është karta e patriotizmit. A i ke pa sot kur ballafaqohesh me njerëz që e përkrahin VV-në, sa shpejt kalon muhabeti, po veç veriun. Sepse nuk kanë kurgjo çka me thanë. Veriu është bërë njëfarë alibie e keqqerverisjes. Çka bane me arsim, jo po veriu, me shëndetësi, jo po veriu”.

Ymeri e akuzoi Kurtin për “keqpërdorim flagrant të pozitës publike, për të abuzuar me fonde publike, interesin publik e shtetëror”.

“Kjo është keqpërdorim flagrant i emocionit patriotik të qytetarit. Po ashtu keqpërdorim flagrant i pozitës publike që e ka pas kryeministri Kurti, për me abuzu me fonde publike, interesin publik e shtetëror”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria izraelite ka thënë se Izraeli ka kryer një valë…