Kurti po luan lojë të rrezikshme me ShBA-në

02 prill 2020 | 10:27

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, e cilësoi vendimin e kryeministrit Albin Kurti për heqje të taksës një lojë populiste të rrezikshme në raport me ndërkombëtarët.

Gaxherri në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin tha se reciprociteti nuk është vendim, por proces. “Vendimi i sotëm i Albin Kurtit është vazhdim i lojërave populiste të Kurtit të cilat janë të rrezikshme në raport me faktorin ndërkombëtar dhe me qytetarët.  Nuk është hera e parë që merret kjo masë. Është marrë edhe në vitin 2014. Pyeteni Mimoza Kusarin e cila ishte ministre në atë kohë përse e hoqën reciprocitetin në atë kohë. Është lojë e rrezikshme e Kurtit me ShBA-në vënia e reciprocitetit në funksion”, ka thënë Gaxherri. Ajo ka shtuar se LDK-ja nuk e mohon se ka pasur marrëveshje për reciprocitet, por ka hequr dorë pas kërkesave të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Danimarka është bërë shteti i parë europian që ka vendosur…