Kurti: Po presim certifikimin e rezultateve, më pas nisim diskutimet për formimin e institucioneve

01 korrik 2026 | 11:32

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se fillimisht duhet të përfundojë procesi i certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, përpara se të nisin bisedimet për formimin e institucioneve të reja.

Kurti ka thënë se, sapo të certifikohen rezultatet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të zhvillohen pa vonesë komunikimet dhe diskutimet e nevojshme me subjektet politike.

“Së pari duhet ta presim certifikimin e rezultateve. Certifikimi i rezultateve duhet të presë për certifikimin e ankesave dhe më pastaj, pa humbur kohë, do të kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”, është shprehur Kurti.

I pyetur nga gazetarët për preferencat e tij lidhur me një koalicion të mundshëm qeverisës, Kurti nuk ka dhënë përgjigje, duke thënë se ishte në nxitim.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme më 7 qershor, pasi legjislatura e kaluar dështoi ta zgjedhë presidentin e ri. Edhe Kuvendi i ri pritet të përballet me të njëjtën sfidë, ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje është bërë e ditur se fillimisht synohet formimi i qeverisë, e më pas zgjedhja e presidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetar ka ngritur shqetësime për, siç thotë ai, çmime…