Kurti po takohet natën me Fatmir Limajn

04 qershor 2025 | 08:20

Teksa fliste për bllokadën në Kuvend, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ironizoi me dështimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për ta konstituar Kuvendin.

Sipas Hazirit, Kurti është duke vepruar në dy qasje të kundërta me njëra-tjetrën.

“Ajo që ne na bën me kuptu, jemi politikisht korrekt është që z.Kurti edhe proceduralisht po e trajton për shkak se nuk po mund me e arrit shumicën për me zgjedh, ndërsa natën po takohet me z.Limaj, me deputetë tjerë për të ndërtuar marrëveshje politike. Psh, për të dielnë është taku por është duke punuar në një marrëveshje politike. Është legjitime por, ose duhet me ruajt parimin”, deklaroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina është ftuar në samitin e ardhshëm të NATO-s, ka…