
Kurti: Po të ishte vaksina “Pfizert” apo “Modern” nuk do e merrja i pari
02 prill 2021
| 11:30
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është vaksinuar i pari me vaksinën “AstraZeneca” për faktin se kësaj vaksine i është dëmtuar reputacioni në botë.
Në seancën e sotme parlamentare, ai ka thënë se po të ishte vaksina “Pfizer” apo “Moderna”, nuk do e merrte.
“Sa i përket vaksinës, po të ishte Pfizer ose Moderna nuk do shkoja, vetëm se ka qenë AstraZeneca që ka një reputacion të dëmtuar, kam shkuar ta marrë i pari vaksinën. Asnjë arsye për t’u privilegjuar, një brend tjetër i vaksinës mua nuk do më bënte marrës të parë të vaksinës”, ka deklaruar Kurti.