Kurti: Populli tashmë e ka ndarë mendjen se për kë do të votojë

29 dhjetor 2020 | 21:55

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur rreth zgjedhjeve të reja në vend që do të mbahen në fillim të vitit 2021. Kurti thotë se populli tashmë e ka ndarë mendjen se për kë do të votojë.

“Në Kosovë për një kohë të gjatë nuk do të kemi zgjedhje. Por, do të kemi referendum. Më së miri këtë e treguan zgjedhjet që u mbajtën në një komunë [Podujevë], jam goxha optimist për vitin 2021”, ka thënë Kurti.

Kurti këto deklarata i bëri në një debat online ku po merr pjesë ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani dhe Viola von Cramon, raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku shtatë persona vdiqën nga një tërmet i fuqishëm…