
Kurti pranon letër urimi nga presidenti i Zvicrës
Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, në emër të Këshillit Federal të Konfederatës Zvicerane, ka uruar kyeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për detyrën e kreut të ekzekutivit.
“Marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës janë të bazuara në besim të ndërsjellë” është thënë në letrën e presidentit Parmelin.
Ai ka thënë se falë diasporës së Kosovës në Zvicër, dy vendet janë të lidhura fort edhe në aspektin njerëzor dhe kulturor.
“Prosperiteti i Ballkanit Perëndimor është interes i yni i përbashkët, prandaj edhe vendi im ka qenë për shumë vite shumë i angazhuar në një gamë të gjerë të programeve të bashkëpunimit me qëllim zhvillimin dhe mbështetjen e paqes”, është thënë në këtë letër urimi.
Në fund, presidenti i Zvicrës ka shkruar se pret që bashkëpunimi i mirë në mes të dy vendeve të vazhdojë.